Dyson është duke krijuar robotë për shtëpi

Dyson po tejkalon fshesat me korrent dhe tharëset e duarve të cilat gjinden në të gjithë botën, tashmë synim i tyre shihet të jetë krijimi i një roboti të aftë për të ndihmuar në punët e shtëpisë

Kompania ka njoftuar për planin e krijimit të një qendre të madhe robotike në objektin e tyre në Hullavington Airfield, në Wiltshire.

Vendi do të jetë shtëpia e 250 inxhinierëve robotikë, ku tashmë dyson prodhon fshesë me korrent robotik.

Sipas kompanisë Dyson investimet e tyre janë të mëdha për zhvillim të teknologjisë së re dhe shumica e kolektivit të cilët janë bashkuar këtë vit në kompani janë shkencëtar, inxhinierë dhe kodues.

Por kompania është duke punësuar edhe inxhinierë robotikë, duke përfshirë vizionin kompjuterik, mësimin e makinerive, sensorët dhe “mekatronikën”.

Përmes një video në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin në Filadelfia, kompania ka zbuluar paksa për robotët.

Krahët e robotëve shihen duke marrë pjata, lodra të buta, shishe detergjenti me sa duket kjo është një ndihmë për punët e shtëpisë.

Por kjo punë nuk është zbuluar ende tërësisht, mbetet për t’u parë, megjithëse robotët do të ishin një ndihmesë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika