E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Një burrë është arrestuar të dielën në Kaçanik, pasi dyshohet se ka detyruar një grua të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për ekzaminim. “Dhunim – Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari […]
Një burrë është arrestuar të dielën në Kaçanik, pasi dyshohet se ka detyruar një grua të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për ekzaminim.
“Dhunim – Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.















