E diel e qetë në veri, Lulzim Hetemi nuk e lëshon komunën

Dita e fundit e javës, ka shënuar mbase numrin më të vogël të protestuesve në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq, prej kur nisën protestat para dy javësh. Në Zubin Potok nuk është parë asnjë protestues para komunës, e në Leposaviq vetëm dhjetëra të tillë

Situata e qetë, ka ndikuar në pakësim të trupave të KFOR-it e Policisë së Kosovës nëpër rrugët e qytetit.

Këtë situatë, mbase e ka shkaktuar edhe mungesa e kryetarit, Izmir Zeqiri, i cili punën po e zhvillon rreth tetë kilometra larg nga këtu.

Qetë ishte edhe në Leposaviq.

Nga dita në ditë, numri i protestuesve në Leposaviq është duke u zvogëluar.

Këtu, ndryshe nga Zubin Potoku, dhjetëra qytetarë u panë teksa qëndronin para objektit të komunës.

E nga objekti, tash e rreth dy javë, nuk ka dalur kryetari Lulzim Hetemi.

Në Leposaviq, trupat amerikane të KFOR-it janë zëvendësuar përkohësisht nga italianët.

Pak metra larg komunës, ndodhet stacioni i Policisë së Kosovës, të cilit, tash e disa javë i është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në gjithë veriun janë regjistruar dy incidente.

Në një rast, është raportuar për një tentim vrasje.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është therrur me thikë nga një i dyshuar serb, përgjatë një përleshje.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika