E dinit çfarë ndikimi ka konsumi i alkoolit te truri?

Alkooli është një nga pijet dëmsjellëse për trurin dhe mendjen e njeriut. Nga kjo pije, mund të shkaktohen një varg sëmundjesh, veçmas nëse konsumohet në masë të tepruar





Në një studim të Universitetit të Oksfordit, në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë, ka rezoltuar se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar, dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit.

Konsumi i alkoolit dobëson edhe performancën e kujtesës.

“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit”, ka thënë Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit, ndjen një lloj qetësie të këndshme.

Por, teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes. Veçanërish, rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome te të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – ka shpjeguar  ajo.

Alkooli ndërhyn në shumë procese të trurit, duke ndikuar në mënyrën sesi truri e përcepton një informacion.

Stadet e konsumimit të alkoolit janë:

Euforia – Kjo është faza e parë kur alkooli hyn dhe afekton trurin, duke rritur sasinë e dopaminës hormonit që sjell një ndjenjë kënaqësie.

Depresioni dhe humbja e memories – në momentin kur sasia e alkoolit prezent në gjak kalon 0.005 ml, indet e trupit fillojnë të absorbojnë një sasi më të madhe të tij, me ç’rast euforia kalon në depresion.

Eksitim – në këtë fazë, kur sasia e alkoolit në gjak veqse ka kaluar 0.09 deri 0.25 ju jeni zyrtarisht të dehur. Lobi oksipital, temporal dhe frontal janë përgjegjës për simptomat që përjetohen gjatë kësaj faze siç janë: të pamurit e mjegulltë, vështirësi në shqiptimin e fjalëve dhe mungesë kontrolli.

Konfuzion – Në këtë fazë preket cerebellumi. Ju do të keni nevojë për ndihmë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur.

Koma – Kur alkooli arrin vlerën 0.35 në gjak, ju jeni të rrezikuar të kaloni në komë një gjendje e pavetëdijshme e trurit dhe bllokim i të gjithë mekanizmave motorikë.

Vdekja – sasia e alkoolit në gjak mbi 0.045 mund të çojë në vdekje, pasi organizmi juaj është plotësisht i helmuar dhe truri nuk arrin ta kontollojë këtë gjendje.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika