Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se e enjtja, 13 gusht, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, por gjatë ditës priten vranësira konvektive.
Sipas parashikimit, këto vranësira do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë. Gjatë zhvillimit të stuhive, sipas IHK-së, mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës, si dhe ndryshim të drejtimit të saj.