Është kapluar nga zjarri një gjenerator afër Ministrisë së Infrastrukturës dhe ATK-së. Pamjet tregojnë se është shkaktuar panik për shkak të zjarrit dhe tymit të madh.

Po ashtu, në pamje shihen disa persona teksa mundohen ta shuajnë zjarrin. Ndërkaq, më vonë në vend të ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Në atë pjesë besohet të kenë qenë dy gjeneratorë, kurse vetëm njëri nga ta ka shpërthyer nga flakët.

Arsyet e këtij zjarri ende nuk janë bërë të ditura.