E gjithë bota e F1 në mbrojtje të shtatë herë kampionit

Kampionatit të shtatë herë në botë Lewis Hamilton i kanë dalur në mbështetje të gjithë pilotët dhe skuadrat e F1, për shkakë të komentëve të cilat i mori nga kampionati tëri herë në botë Nelson Piquet.

Lewis Hamilton janë dalur në mbështetje të gjithë pilotët dhe skuadrat e F1 për shkakë të komentëve të marra nga Nelson Piquet

E gjithë bota e F1 është ngritur në këmbë për të mbështetur shtatë herë kampionin e botës, Lewis Hamilton – pas komenteve që u shfaqën të Nelson Piquet.

Tri herë kampioni i botës në Formula 1, Piquet, në një intervistë gjatë vitit të kaluar, e kishte ofenduar Hamiltonin në tone raciste.

Kjo intervistë ka dal në pah gjatë mbrëmjes së 27 qershorit, dhe ka ngritur polemika të jashtëzakonshme në të gjithë komunitetin e sportit më të shpejtë në botë.

Për komentet e Piquet, ka reaguar edhe vet piloti britanik.

Në Twitter, ai shkruajti: “Është më shumë se thjesht gjuhë. Këto mendje arkaike duhet të ndryshojnë dhe nuk kanë asnjë vend në sportin tonë. Gjatë gjithë jetës time jam rrethuar nga gjëra si kjo. Kam pasur shumë kohë që të mësojë, e tani është koha që të veprojë.”

Mbi këtë kanë reaguar të gjithë pilotët dhe skuadrat e F1, që i kanë dal në mbështetje pilotit të Mercedes.

Mbetet të shihet se çfarë masa do të merren kundër Nelson Piquet, që deri më tani nuk ka bërë as edhe një reagim në publik.

 

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika