E godet me veturë viktimën në Pejë, i njëjti e dërgon në spital

Këtë të shtune ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

Ilustrim

Të shtunën e 24 dhjetorit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident është goditur një person nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë thënë se vozitësi i automjetit e ka dërguar vetë viktimën në Spitalin e Pejës, ndërsa pas ekzaminimit mjekësor, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin. Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika