Një vajzë në Prishtinë është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë.

Vozitësja përveç ofendimeve të njëpasnjëshme, ka thënë se babain e ka prokuror.

“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë qytetarja në veturë, në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“.

Ndërkohë, gruaja tjetër me fëmijë largohet nga disa kalimtarë të rastit.

Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse rasti është paraqitur në stacionin policor, mirëpo ata nuk ka pranuar të përgjigjen.