E kaplon zjarri një biznes të veturave në Vushtrri, nuk ka të dyshuar

Një biznes i veturave në komunën e Vushtrrisë ka pësuar dëmtime në orët e para të kësaj të diele. Ndonëse ende nuk ka të dyshuar për rastin, në pamjet e siguruara nga televizioni Dukagjini, shihet se në fillim janë thyer xhamat e veturave në parkingun e sallonit e më pas I është vënë flaka

Orët e para të kësaj të diel ishin fatale për një auto sallon të veturave në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Veturat që kishte për shitje ishin cak i një zjarri të madh.

Flaka e tymi kishte mbuluar për pak minuta pothuajse të tërë objektin në fshatin Maxhanuja të Vushtrrisë.

Pak orë pas këtij zjarri përfaqësuesit e këtij biznesit gjatë së dielës nuk kanë pranuar të flasin.

Kurse Policia e Kosovës thonë se ende nuk është intervistuar as një i dyshuar veçse hetimet janë duke vazhduar

“Mbrëmë është përfshi nga zjarri një auto sallon i veturave, ende nuk dihet qëllimi dhe ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Ekipet e hetueseve po punojnë në këtë drejtim, derisa rasti ka filluar të hetohet si zjarr vënie”, ka thënë Avni Zahiti -Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Në pamjet e siguruar nga televizioni Dukagjini, shihet se në fillim janë thyer të gjitha xhamat e veturave që ishin në parkingun e sallonit e më pas ju është vënë flaka.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika