“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, Kurti flet pas tensioneve në veri dhe kritikave të ShBA-së dhe QUINT-it

Pavrësisht kritikave të shumta që mori, Kurti për Dukagjinin ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse,  Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse.

Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Depratamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e, të shumë analistë në Kosovë.

Teksa, Kurti vetëm pas gati 24-orësh pronuncohet për media rreth kësaj ngjarje, këtë e bën për RTV Duakgjinin, para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, të ftuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili është udhëheqës i korit diplomatik në Kosovë.

Pavrësisht kritikave të shumta që mori (nga ShBA e partnerët e saj) Kurti për Dukagjinin ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse,  Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“Unë iu bashkangjita dhe e falenderojë shumë për ftesën. Por, sa i përkët ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndëshime të theksohet është që krejt cka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet ti shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

Deklarimet e ShBA-ve dhe QUINT-it për që kritikuan Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës

Departamenti i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka ndërmarrë veprime kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj evropian.

Kështu këto veprime të “panevojshme” siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, do të kenë pasoja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Edhe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

“Budallallëk”…

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se mundësitë që ofron marrëveshja e Ohrit nuk do të lejohen të hidhen poshtë për shkak të asaj që ai e quajti “budallallëk”.

Në një fjalë për media në zyrat e EULEX-it në Mitrovicën e Jugut, ai ka thënë se ndonëse e kupton që deklaratat për marrëveshjen e Ohrit mund të jenë të papranueshme për disa qytetarë, përgjegjësia e politikanëve mbetet evidente.

“Dje kam vendosur spontanisht të vij në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë, për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë, të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta… nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “zmbrapsen menjëherë” nga veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

QUINT-i ka dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

Po ashtu, QUINT-i ka shprehur shqetësim nga vendimi i Serbisë që ta ngritë nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në kufirin e Kosovës.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim.

Gjatë kësaj të premteje(dje) kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok – kanë hyrë në objektet komunale, por kjo ndodhi mes shumë tensionesh.

Është nevojitur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale, që t’u mundësohet kryetarëve të hyjnë në objektet komunale. Situata është tensionuar dhe Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Në anën tjetër, Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika