E konfirmon Jashari, thotë se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, e ka konfirmuar për Rtv Dukagjinin, se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Por, edhe pas ftesës së kryeministrit Kurti për dialog me ta, veteranët e luftës po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht, protesta e tyre është […]
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, e ka konfirmuar për Rtv Dukagjinin, se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.
Por, edhe pas ftesës së kryeministrit Kurti për dialog me ta, veteranët e luftës po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, protesta e tyre është e qetë dhe nuk ka tensione mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Veteranët po protestojnë për ta kundërshtuar votimin në parim të Kuvendit të Kosovës, për ndryshimin e projektligjit për rritjen e pagës minimale duke mos i përfshirë veteranët nga kjo rritje.















