E konfirmon Policia, këngëtarja serbe nuk lejohet të hyjë në Kosovë
Këngëtares serbe Anxhela Ignjatoviç, e njohur me emrin artistik Breskvica, i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet e vendit. Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Siç u raportua gjatë ditës, Breskvica ishte ftuar nga Lista Serbe për të marrë pjesë në një tubim […]
Këngëtares serbe Anxhela Ignjatoviç, e njohur me emrin artistik Breskvica, i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet e vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Siç u raportua gjatë ditës, Breskvica ishte ftuar nga Lista Serbe për të marrë pjesë në një tubim që ishte planifikuar të mbahej sonte në veri të Mitrovicës.
Ajo njihet për këngën “Foleja e Shqiponjës”, e cila përmban mesazhe nacionaliste dhe flet për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”, me të cilën edhe kishte garuar për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision.















