E konfirmon vetë Kamberi, nuk zgjidhet si deputet në parlamentin serb

Sipas rezultateve preliminare Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në Parlamentin e Serbisë. Sipas vetë Kamberit, për 13 vota nuk ka arritur ta fitojë mandatin

Si duket Shaip Kamberi nuk do të jetë pjesë e parlamentit të Serbisë edhe për një mandat tjetër.

Shqiptari I vetëm për ta marrë këtë post sipas rezultateve preliminare nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Për Portali D, ai ka thënë se për 13 vota sipas rezultateve preliminare nuk ka arritur të bëhet deputet.

“Rezultatet preliminare janë: Koalicioni i Shqiptareve te Lugines 598 Sps 6 Nada 1 Te pavlfshme 10. Për 13 vota nuk arrihet sipas rezultateve preliminare”, ka thënë shkurt ai.

Për ta fituar postin e deputetit Kamberi është dashur të ketë minimumi 610 vota.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar.  Shaip kamberi i cili ishte kandidati i vetëm shqiptar e që kishte shanset të bëhej edhe për një mandat deputet në parlamentin e Serbisë, rivotimin në këtë vendvotim e kishte quajtur tendencë të autoriteteve serbe për ta ndërruar rezultatin.

Në këtë vendvotim ishte hera e tretë që po votohej këtë vit. Edhe Kamberi ka garuar tri herë këtë vit për postin e deputetit, herën e parë nuk ishte zgjedhur deputet, pastaj kur u  përsëritën zgjedhjet ai mori votat e mjaftueshme. Prapë u përsëritën zgjedhjet në vendvotimin e shkollës “Muharrem Kadri”, ku jo zyrtarisht është bërë e ditur se Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në legjislacionin e Serbisë.

Gjatë ditës së premte Kamberi ishte i ftuar në emisionin Five të Rtv Dukagjinit, aty kishte thënë se shteti serb me qëllim i ka pasivizuar listat e votuesve shqiptarë për t’i dëmtuar partitë dhe kandidatët shqiptarë në gara elektorale.

“Në këtë listë kemi persona të pasivizuar, dhe kemi nga ata në diasporë disa nga ta kanë ardhur por një numër i madh nuk kanë ardhur”, ishte shprehur Kamberi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika