E-Kosova nga sot do të ketë shërbime të reja

Kosova lanson shërbimet e reja elektronike në platformën e-Kosova, ku kryeministri i Republikës së Kosovës, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë marrë pjesë në lansimin e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë marrë pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova.

Shërbimet e reja përfshijnë, certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Në këtë konferencë Kryeministri Kurti ka folur edhe mbi çështje të tjera.

Ai ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë mjaft të mira.

Madje, ai në pohim të kësaj deklarate, ka paralajmëruar takim të dy qeverive shqiptare, pas dy javësh.

“Pas dy javësh, e kemi një mbledhje të përbashkët më Shqipërinë pas takimit që kemi pasur në Elbasan. Raportet janë të mira”.

Në pyetjen e drejtuar nga RTV Dukagjini gjatë një konference, Kurti ka thënë se Kosova e Serbia mund të kenë shkëmbim vetëm kur presidenti serb i pranon masakrat që janë bërë në Kosovë gjatë luftës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konfernecës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika