Elvis Rexhbeçaj do të jetë lojtar i ri i Wolfsburg.

Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plettenberg, mesfushori i Kosovës ka arritur marrëveshje për t’u transferuar nga Augsburg si lojtar i lirë këtë verë

Rexhbeçaj ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar Wolfsburgut pavarësisht ligës në të cilën do të garojë skuadra

Ai pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030.