Këngëtarja Besiana Behluli kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive me projekte të reja, por edhe me intervista.

Në daljen e saj të fundit në ekran në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj personale.

Besiana ka rrëfyer se ka qenë fëmija i parë i familjes që është martuar, por që u ka shpëtuar zhurmave të mediave që krijohen në rastet e dasmave të personazheve publike.

Teksa ka treguar edhe për momentet se si shtatzënia e Shkurte Fejzës në kohën kur e priste lindjen e Besianës, e ka shpëtuar artisten e mirënjohur nga burgu.