E mbijetuara e dhunës seksuale: Njëri person më kujtohet
E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovës po e vazhdon rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Në serinë “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, ajo ka treguar që pasi përjetoi dhunimin, nuk i tregoi askujt kur u kthye tek familja. “Krejt më […]
E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovës po e vazhdon rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin.
Në serinë “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, ajo ka treguar që pasi përjetoi dhunimin, nuk i tregoi askujt kur u kthye tek familja.
“Krejt më kanë thanë çka ki, kom thanë më kanë rreh, më kanë rreh, kurgjo nuk kam, edhe më nuk kam dal deri me 13 qershor kur jena kthy”, rrëfen ajo.
Për shkak të ndodhisë së tmerrshme të saj, ajo nuk kishte dashur të krijonte familje e të martohej, dhe sa herë i vinte kjo mundësi, bënte gjeste të qëllimshme vetëm që të mos lidhej me askënd.
Por, në një moshë më të vonshme u martua dhe lindi një djalë por pastaj i vdiq bashkëshorti.
“Sot jetoj si një nanë shumë e lumtur me djalin”, tregon ajo.
Traumat i vazhduan e i ka edhe tash teksa thotë që si ëndërr i kujtohet tmerri që e përjetoi e shpesh ka dhimbje në duar sepse dy persona që e dhunuan, njëri e mbajti të shtypur me çizme madje, njërin nga kriminelët e këtij akti thotë se e kujton.
Panduri: Të kujtohet fytyra e Goranit?
E mbijetuara E Goranit, Po.















