E mbijetuara e dhunës seksuale thotë se ndihmën e vetme e mori nga QKRMT-ja
Rrëfimin e saj ekskluziv po e vazhdon në “Debat Plus” e mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Ajo tregon se meqenëse nuk arriti të ndante tragjedinë e saj me askënd, në ndihmë i doli Qendra Kosovare për Rehabilitim të të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT). “Jo, një punë të jashtëzakonshme, po për […]
Rrëfimin e saj ekskluziv po e vazhdon në “Debat Plus” e mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Ajo tregon se meqenëse nuk arriti të ndante tragjedinë e saj me askënd, në ndihmë i doli Qendra Kosovare për Rehabilitim të të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT).
“Jo, një punë të jashtëzakonshme, po për mu është nëna, baba, vëllai, motra, bashkëshorti, krejt, është vendi i vetëm ku mundem me zbraz veten. Për mu është dera ma e madhe, edhe shtëpia më e madhe, edhe familja jem është aty”, tregon e mbijetuara, duke shtuar se kur shkoi për herë të parë në QKRMT dhe rrëfeu për tmerrin që i ndodhi gjatë luftës, u ndje më mirë.
“Nuk kam shprehje me shpreh, u kanë qaq peshë e ranë, është shumë interesant, kur kam dal prej aty, sikur diçka iku prej meje, diçka iku”, tregon ajo.















