E mbijetuara e Luftës së Dytë Botërore ndan përjetimet e luftës në Ukrainë

86-vjeçarja nga Kievi rrëfen përjetimet për luftën në Ukrainë

Galina Pashkevich, 86-vjeçarja nga Kievi që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe po përjeton luftën e Rusisë në Ukrainë

86-vjeçarje nga Kievi, Galina Pashkevich ka mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore. Pashkevich nuk e kishte menduar asnjëherë se do të përjetonte edhe një luftë tjetër.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, 86-vjeçarja me ndihmën e familjarëve është larguar nga Kievi dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Galina Pashkevich për ‘’Zërin e Amerikës”, transmeton PortaliD ka thënë: “U largova me një çantë shpine të vogël, pesë kilogramë. Mora të gjitha punimet e mia kërkimore, pasi unë jam diplomuar në Universitetin e Kievit në botanikë (Shkencë natyrore që studion bimët). Kam 250 botime dhe artikuj shkencorë, kam shkruar dymbëdhjetë libra’.

Galina Pashkevich

Galina Pashkevich ka lindur në vitin 1936. Në periudhën e vitit 1941, nazistët kanë arritur në Kiev, Pashkevich për këtë rast ka thënë:  “Më kujtohet zhurma e bombave, zhurmat e lartë e avionëve, ishte shumë e frikshme. Nazistët i kalonin hebrenjtë përgjatë kësaj rruge. Unë dhe motra ime dëgjuam zhurmën dhe vrapuam të fshiheshim”.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, 86-vjeçarja është e shqetësuar dhe mjaftë e frikësuar për fëmijët ukrainas. Pashkevich ka rrëfyer dhe vështirësitë për të arritur në SHBA.

“Dëgjonim shpërthime, sirenat binin. Ne duhet të fshiheshim, por në vend të kësaj morëm makinën dhe u larguam. Na u deshën tri ditë për të arritur në kufi me Sllovakinë”, ka rrëfyer 86-vjeçarja.

Galina Pashkevich është ende e befasuar dhe i duket vështirë e vërtetë se Rusia po lufton kundër Ukrainës.

“Unë shkoja vazhdimisht në Moskë dhe Shën Petersburg, kolegët e mi rusë vinin në Kiev… Nuk mund ta imagjinoj se këta tani janë armiqtë tanë. Por kur sheh se çfarë bëjnë, çfarë u kanë bërë qyteteve dhe fshatrave tona, është e tmerrshme”, ka thënë ajo.

Pashkevich ka thënë se populli ukrainas ka arritur të krijojë një unitet që do të ishte vështirë të krijohej në kohë paqeje.

“Ne të gjithë besojmë në fitore. Ne besojmë se ky tmerr do të përfundojë, përmes vështirësive dhe humbjeve, përmes vuajtjeve, por do të marrë fund. Ukraina duhet të mbetet e lirë”, përfundon Galina Pashkevich.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika