E mbijetuara e Masakrës së Izbicës rrëfen për mizoritë e Serbisë në Kosovë

E mbijetuara e Masakrës së Izbicës, Ajmane Behramaj, ka rrëfyer në detaje përballjen me forcat serbe dhe si i kishin trajtuar rrugës kur ishin duke shkuar në Shqipëri

Ajmane Behramaj, e mbijetuara e Masakrës së Izbicës

Ajmane Behramaj, e mbijetuara e Masakrës së Izbicës, ka thënë se në mëngjesin e 28 marsit të vitit 1999 ishin rrethuar nga forcat serbe.

“I kanë ndarë burrat nga gratë, neve (grave) na kanë thënë të nisemi për në Shqipëri, ne nuk e dinim se ku ishte Shqipëria”, ka thënë Behramaj, derisa ka shtuar se me vete kishte edhe pesë fëmijë që ishin në moshë të vogël.

E pyetur se si ishin ato momente, ajo u përgjigj duke thënë se ishin shumë të rënda. “Momente më të vështira e më të rënda nuk ka”, ka thënë tutje ajo.

“Duke shkuar rrugës, duke na sharë, shkuam në një fshat që quhet Sallahorë. Aty ra granata, m’i vrajtën dy vajza të axhës së burrit, njëra 8 vjeç e tjetra 15. Vajzën ma plagosën, djali mu plagosë, të gjithë u plagosën ngapak. Tre djemtë më shkuan në Tushilë, të voglit m’i ka ra granata, ka qenë vetëm gjashtë javë. Prapë jemi kthyer për në Turiqevcè, kur shkuam atje, na kthyen përsëri për në Shqipëri. Më rëndë e më vështirë a ka?”, ka rrëfyer ajo në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Vetëm me vajzë e me djal, Besartin 7 vjeç, Qendresën 3 vjeç e gjysëm, Beratin 9 vjeç, Visarin 6 vjeç, Çlirimtarin gjashtë javë, më kanë shkuar për në Tushilë”, ka treguar Behramaj.

Mes të tjerash, ajo ka shtuar se ata ishin në drejtim të Klinës dhe kur kishin arritur tek mulliri i Brojës, forcat serbe kishin dashur t’i vrisnin të gjithë. Tutje, ajo ka theksuar se ju kishte ofruar 5 mijë marka forcave serbe për të shpëtuar, por të njëjtit nuk kishin pranuar.

Sot bëhen 25 vjet nga Masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Lexo më shumë: 25 vjet nga masakra në Izbicë

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika