Viktima femër kosovare (e mitur) është dhunuar dhe është mbajtur e mbyllur në Banesë nga një person bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e ka bërë të ditur se e ka intervenuar për ta liruar të miturën duke thyere derën e banesë në të cilën mbahej e mbyllur kundërligjshëm.

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën”, ka thuhet në raportin 24 orësh.

Më tutje, i dyshuari është arrestuar nga forcat e rendit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka përfunduar Policia e Kosovës.