Avokati Kushtrim Palushi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqen probleme infrastrukturore brenda Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Në pamjet e shpërndara nga Palushi, shihet uji duke rrjedhur nga tavani i objektit, ndërsa ai e ka shoqëruar videon me komentin: “E mori uji drejtësinë!”.