“E mundimshme”, pensionistët ankohen për lajmërimin çdo 6 muaj

Nga fillimi i këtij muaji, pensionistët mbi moshën 85 vjeçare në komunat e rajonit të kryeqytetit mund të mos paraqiten fizikisht në Departamentin e Pensioneve. Por në komunat e tjera të vendit, pensionistët, çdo 6 muaj obligohen të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve. Ministria nuk ka treguar nëse aktualisht pilot-projekti, synon shtrirjen edhe në komuna të tjera

Nga Astrazubi, çifti Morina, mbërritën Malishevë për të përmbushur një obligim që e konsiderojnë të mundimshëm.

Çdo gjashtë muaj, ata duhet të konfirmojnë se janë të gjallë për të vazhduar të gëzojnë pensionet e tyre.

“Ne po harrojmë se kur duhet të lajmërohemi  të moshuar jemi”, ka thënë Taf Morina-Pensionist.

“Ne erdhëm me marrë pensionin na thënë se nuk keni qenë për tu lajmëruar, tani erdhëm më u lajmëruar që jemi gjallë për pension”, ka theksuar Xhylije Morina-Pensioniste.

Njëjtë sikur çifti Morina, për qëllimin e njëjtë në këtë qendër erdhi edhe Dalip Halitaj.

Por, ai nuk kishte mbërritur të lajmërohej me kohë, duke mbetur pa e marrë pensionin për muajin shkurt.

“Pak po, për disa që nuk munden me dalë po me doket që është pak maltretim”, ka thënë Dalip Halitaj-Pensionist.

Praktika e paraqitjes së të moshuarve është kundërshtuar fuqishëm, përveç nga pensionistët edhe përfaqësues të tyre e shoqëria në përgjithësi.

Për këtë, Ministria e Financave, në fillim të këtij muaji ka filluar pilotimin e një projekti që përmes ekipeve mobile, të bëhet evidentimi i pensionistëve mbi moshën 85 vjeçare, por kjo aktualisht vlen vetëm për komunat e rajonit të Prishtinës.

Paraqitja e kërkesës, bëhet në formë elektronike, të paktën 7 ditë para datës kur do të duhej të paraqiteshin në departamentin e Pensioneve.

Ministria, nuk ka kthyer përgjigje për televizion në pyetje nëse një projekt i tillë pritet që të shtrihet edhe në komuna të tjera të vendit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika