Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, kur tentoi t’a përshëndes para fillimit të seancës plenare.
Geci iu afrua Çitakut, por e njëjta e injoroi duke ia ngritur dorën që të mos vazhdojë të flasë me të, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Geci ka ofenduar rëndë Çitakun duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.
