“E papranueshme dhe e neveritshme”, një plantacion i madh zbulohet në Bardhosh që po ujitej tërësisht me ujë të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në Bardhodh të Obilqit inspektorët kanë zbuluar një plantacion të madh, i cili ishte duke u ujitur tërësisht me ujë të pijshëm. Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku kanë theksuar se kjo është e papranushshme dhe e neveritshme. “Kjo […]
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në Bardhodh të Obilqit inspektorët kanë zbuluar një plantacion të madh, i cili ishte duke u ujitur tërësisht me ujë të pijshëm.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku kanë theksuar se kjo është e papranushshme dhe e neveritshme.
“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jonjerëzore, të mos flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, KRU Prishtina kanë potencuar se inspektorët kanë identifikuar dhe i kanë shkyçur lidhjet ilegale në fshatin Bardhosh dhe Leban.















