E pazakontë, 50 vjeçari gëlltiti telefonin, i largohet nga mjekët

Një ndërhyrje e pazakontë është bërë në Malishevë këtë vikend, pasi një 50 vjeçar nga Prishtina kishte gëlltitur një telefon. Mjekët kanë treguar se ndërhyrja për ta larguar telefonin ishte e suksesshme

Në këtë ordinancë vijnë të kërkojnë ndihmë numër i madh i pacientëve, por një pacient që këtu erdhi në vikend, pati një telashe të pazakontë.

I njëjti ordinancës gastroenterologjike iu drejtua pasi kishte gëlltitur hiç më pak se një telefon.

Ky telefon që tash po qëndron në sallën e doktor Genc Paçarizit, kishte kaluar në lukthin e 50 vjeçarit, i cili nga Prishtina i ishte drejtuar Malishevës për zgjidhje.

“Këtë rast një telefon, të vegjël që janë në stomak, vendosim për me bo gastroskopinë për me evidentu gjendjen e telefonit fillimisht sepse e kanë baterinë tepër të rrezikshëm nëse e lëshon langun alkalinë, kështu që vendosem me tërheq, me aksesorët përkatës dhe procedura përfundoi mirë”, tha Genc Paçarizi  Gastroenterolog. 

Një procedurë e tillë Paçarizit dhe kolegëve të tij u ka marr 15 minuta kohë, e tregon edhe raste të tjera me të cilat ballafaqohen.

“Janë fëmija fillimisht qe gëlltisin, para lodra etj, janë pacientët që janë me çrregullime depressive dhe ata në një mënyrë të pavetëdijshme e arrijnë një qëllim të tyre,..”, shtoi ai.

Pacienti tashmë është në gjendje stabile shëndetësore kurse edhe një rast i ngjashëm ishte raportuar vjet më parë në QKUK.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika