“E pranuat Asociacionin pa njohje”, Çeku kritikon opozitën, i del në krah shefit të tij 

"E pranuat Asociacionin pa njohje", Çeku kritikon opozitën, i del në krah shefit të tij 

Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku, ka shprehur kritikën tij ndaj opozitës kosovare, të cilët kanë kanë kritikuar shefin të tij, kryeministrin, Albin Kurtin për pranimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa njohje de-jure nga Serbia.

Çeku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është  “dyfytyrësi si e thelle”, pasi sipas tij, të  njëjtit e kanë nënshkruar dy herë  dhe  kanë  ratifikuar në  Kuvend, në këmbim të asgjëje.

“Dyfytyrësi e thellë opozitare. ‘E pranuat Asociacionin pa njohje’ po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku.

Gjatë ditës së shtunë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ka kritikuar Kurtin, duke thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pranuar pa njohje të ndërsjellë dhe pa anëtarësim në NATO dhe OKB.

“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.

E Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka quajtur Kurtin “arkitekt të mashtrimit” duke thënë se Asociacioni ia zhbën kauzën jetësore të tij.

Gjiashtu, edhe gjatë ditës së diel nuk mungoi kritika nga LDK-ja, ku deputetja e Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka arritur të realizojë siç thotë ajo “vetëm një gjë – Zajednicën”.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se parim e kishin ardhjen në pushtet, e tash “mashtrojnë me Zajednicë, injorojnë minatorët manipulojnë me shifra”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika