E supozuara “Dhoma e torturës” zbulohet në Khersonin e çliruar

Policia lokale thanë se ushtarët rusë përdorën “qendrën e torturave” që nga fillimi i marsit duke e kthyer në një burg me burra të cilët refuzuan të bashkëpunonin me ta ose që akuzoheshin për veprimtari të tjera

Brenda një paraburgimi të rinjsh në qytetin Kherson, për të cilin hetuesit ukrainas thanë se ishte përdorur si 'dhomë torture' nga forcat pushtuese ruse. (Fotografia: Alessio Mamo/The Guardian)





Pasi Kherson u rimorr nga ukrainasit pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi në shkurt të këtij viti, ukrainasit kanë publikuar të jashtëquajturën “dhomë e turturave” në po të njëjtin qytet.

Policia tha se ushtarët rusë përdorën “qendrën e torturave” që nga fillimi i marsit duke e kthyer në një burg me burra të cilët refuzuan të bashkëpunonin me ta ose që akuzoheshin për veprimtari partizane.

Tre fqinjë dhe dy shitës lokalë thanë se filluan të dëgjonin britma rreth gjashtë javë pasi panë ushtarët rusë të pushtonin ndërtesën. Dëshmitarët thanë se filluan të shihnin njerëz duke u futur me çanta në kokë dhe disa trupa duke u hequr.

Mykola Ivanovych, ballkoni i të cilit ka pamje nga oborri i pasmë i qendrës së paraburgimit, tha se pa dy trupa të hedhur në garazhet prapa qendrës. The Guardian ishte me shtypin dhe prokurorët kur ata hynë për herë të parë në vend, dhe kufomat ishin hequr.

“Ata dilnin të rrahur plotësisht të çorientuar,” tha Ira, i cili zotëron një kioskë jashtë qendrës së paraburgimit. “Ata vinin këtu dhe kërkonin udhëzime dhe ne u jepnim para për autobusin.”

Dëshmitarët thanë se ata kurrë nuk i panë fytyrat e burrave në krye të qendrës, pasi ata mbanin kapuç dhe ishin të veshur kokë e këmbë me të zeza. Sipas tyre, ushtarët rusë erdhën në shtëpinë e Vitaliy Serdiuk në moshë pensioni në fund të gushtit.  Ata e kthyen vendin përmbys dhe qëlluan në ajër kur fqinjët protestuan, më pas e çuan Serdiuk në qendrën e paraburgimit. Serdiuk u rrah aq keq brenda katër ditëve që u mbajt, sa gruaja e tij, Elena, tha se ai kishte frikë të dilte nga shtëpia për dy muajt e fundit.

Atij i ishte thënë se të rrahurat ishin për të birin e tij, një ushtar ukrainas. I biri i tij i cili nuk ishte në Kherson gjatë pushtimit të tij, u plagos së fundmi gjatë luftimeve.

Zhenia Dremo, specialiste e IT-së, u godit në ballë për shkak se nuk kishte cigare për t’u dhënë ushtarëve, duke lënë një plagë ende të dukshme. Rusët më pas e çuan në qendrën e paraburgimit.

“Më rrahën pak – isha me fat”, tha Dremo, “por shokët e mi të qelisë u rrahën rëndë”. Ai tha se ushtarët rusë “e lidhën njërën elektro shufër në organet gjenitale të tij. Pastaj për dy orë do të ulesha atje dhe do ta dëgjoja duke bërtitur”, tha ai. “Unë fle keq natën deri më sot.

Dremo tha se i shihte vetëm njerëzit në qelinë e tij, por ishin tetë në qelinë e tij dhe ata ndërroheshin rregullisht. Ai tha se kishte dëgjuar se kishte 23 qeli në total, duke sugjeruar se rreth 180 njerëz mund të ishin mbajtur atje në çdo kohë.

“Aty kishte edhe gra”, tha Dremo. “Kishte të paktën dy gra. Ne kishim një shoqe, Anën, e cila ishte atje. Ajo nuk u përdhunua, por ia rruanin kokën.”

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika