“E vërteta e çmimeve të larta në Shqipëri”

Emisioni "Rreth e Rrotull"

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishin Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe Nagip Skënderi me profesion ekonomist, ndërsa përmes një thirrje video-telefonike u lidh edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Gjatë emisionit u debatua rreth çmimeve të larta në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se çmimet variojnë nga cilësia e përzgjedhjes së turistëve.

“Ka të shtrenjta nëse doni njësi akomoduese të standardit të lartë, ka më të lira, e gjitha varet sipas cilësive”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

“E para e punës, pushimet kushtojnë dhe problemi është se çka zgjedh ti për pushime, cila është oferta”, vijon ai.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, bëri të ditur se çmimet janë rritur kudo dhe se Shqipëria është e varur edhe nga vendet e tjera me të cilat furnizohet.

“Sigurisht që viti 2023 është një vit që karakterizohet me ngritje të çmimeve për të gjitha shtetet, të cilat kanë të zhvilluar apo janë në zhvillim e sipër në sektorin e turizmit”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj.

“Është e pashmangshme që edhe Shqipëria do t’i ngrehë çmimet, sepse edhe Shqipëria nuk I ka të gjitha produktet e veta dhe ajo duhet të furnizohet edhe me energji elektrike edhe me gjëra tjera të konsumit të përditshëm ushqimor, por edhe te çështja e investimeve kapitale në objektet hoteliere”, vijon ai.

Ndër të tjera, ekonomisti Nagip Skënderi ka thënë se rol të madh në turizëm ka edhe faktori njeri.

“Një nga faktorët kryesorë të bizneseve, gjegjësisht të shërbimeve, përveç kushteve të cilat i ofron Shqipëria që janë marramendëse fenomenale përveç plazhit, mandej infrastrukturës e kështu me radhë, është edhe faktori njeri”, ka thënë profesori Nagip Skënderi.

Së fundi, Skënderi bëri edhe një porosi rreth takimit të sotëm në mes homologëve në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht ministrit të Punëve të brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla dhe atij të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Këta të dy jo vetëm t’i lehtësojnë këto barriera, të cilat kanë të bëjnë me fluksin e hyrjeve e daljeve në Shqipëri. Por, të hiqet barra e taksës ose të minimizohet se paku për këtë sezonë të verës”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika