“E zhveshur, me ‘çivita’, as në filma s’kam pa”, Arbër Sejdiu përshkruan momentin kur sheh Krivaqën duke i dhënë ndihmën e parë Marigona Osmanit

Dardan Krivaça, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, në seancën e së enjtes, shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar nga fillimi

Pamje nga seanca gjyqësore 6 korrik 2023

Që nga mëngjesi i së enjtes, nën masa sigurie të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen makabre të Marigona Osmanit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, kanë dalë edhe një herë para gjyqit.

Seanca e kësaj dite është e rezervuar për dëshmitë e atyre mbi të cilët rëndojnë akuzat e rënda si dhe mbrojtësve të tyre.

Teksa, Krivaqa e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, Sejdiu ka rrëfyer për marrëdhëniet që kishin pasur tash e ndjera (Marigona Osmani) dhe i akuzuari për vrasje (Dardan Krivqa).

“Marigonës, Dardani i ka thanë kom me t’rreh, kom me ta rreh babën, nanën, tani Dardani ka dalë deri poshtë. I kam shku në dhomë të ndjera, kam nejt në prag, i kam thanë sa të jem këtu, s’ka askush që guxon me t’prek, sa të jem këtu, i kam thanë mos ta nin se s’ka me gjet kurgjo në kamera, se ai e kërcënojke, që kam me gjetë diçka në kamera. S’më ka thanë asgjë ajo, edhe unë ja kam mshelë derën e kam prit Dardanin, më kujtohet që Marigona i ka pas sytë haptë shumë si me qenë e droguar, se edhe vetë kam qenë”.

“ E zhveshur, me ‘çivita’, as në filma s’kam pa” Sejdiu ka përshkruar momentin kur sheh Krivaqën duke i dhënë ndihmën e parë Marigona Osmanit.

“…nuk e di se çka të them, më duken shumë pamje të trishtueshme fotografitë e autopsisë, nuk e di kur kanë ndodhë këto lëndime, kanë mujt me ndodhë kur jam kan aty, ky ka pasë një muzikë me zë të lartë në banesë, më dhomë, s’kam dëgju brima kam dëgju muzikë” Në momentin e fundit e kam pa Dardanin tu e trus në gjyks dhe i jepke frymë nga goja, i jepke ndihmë të parë, ajo ka qit gjak, ka qit zi. Dardani u kanë si tu kajt, i kom thanë veshe qoje në spital, u kanë desh, edhe u kanë me qivita, as film s’kam pa ashtu. Kom menu veç qysh me çu në spital çikën, s’e di a u kanë gjallë a dekë, sytë i ka pas qelë, haptë. I kom than a t’nimoj me bajt Marigonën, ka thanë e baj vetë, e kom thirrë liftin, jam nda prej tyne poshtë. Unë kam vrapu në drejtim të spitalit, për një moment s’e pashë Dardanin, i kish hup fuqia s’mujke ma me çu, e kena kap bashkë e kena çu në spital e kena dorëzu, kena qëndru disa minuta. Dardani ka vjellë qaty, ka dalë i pari, unë pas tij.

Unë kam pas mendim që çika ka me pshtu, në spital s’kam nejt se ka pas shumë mjekë e policë jam tut. Kur e kemi pa në lajme që ka ndërru jetë, më ka thirr Dardani mu taku. I kam thanë duhet me shku në polici, mu dorëzu, s’ka ardhë. Kam shku vetë kam deklaru në atë gjendje që kam qenë. Ai s’e ka ditë që kam me shku në polici“.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika