“Ec me mua, çdo hap numërohet”, dita botërore e autizmit

Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit, ditë kjo e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Shënimi i kësaj dite, synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Kjo ditë e vendosur në 2 prill  është përfshirë edhe në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

Çka është autizmi?

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç.

Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Featured Image

Në vitin 2018 CDC, përcaktoi se kishte afërsisht 1 në 59 fëmijë të diagnostifikuar me çrregullim të spektrit të autizmit.

  • 1 në 37 djem
  • 1 në 151 vajza

Djemtë ka katër herë më shumë mundësi të diagnostifikohen me autizëm krahasuar me vajzat.

Përgjithësisht fëmijët diagnostifikohen me autizëm, pas moshës 4 vjeçare, megjithëse autizmi mund të diagnostifikohet rreth moshës dy vjeç.

Autizmi prek të gjitha grupet etnike dhe socioekonomike.

Ndërhyrjet e hershme, ofrojnë mundësi më të mira për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe për përfitime të dobishme përgjatë gjithë jetës.

Autizmi tek fëmijët: shenja të sëmundjes dhe shkaqet e saj. Autizëm nga jashtë dhe nga brenda

Por nuk ka teste mjekësore për autizmin.

Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, kryetarja e shtetit, familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve kanë marshuar në Ditën Botërore të Autizmit.

Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Botërore të Autizmit ka thënë se për çdo vit të mandatit qeverisës të tij do të shtohen nga 100 asistentë për fëmijët gjatë orëve mësimore.

Sipas Kurtit, prioritet i qeverisjes së tij do të jetë rritja e cilësisë dhe edukimit cilësor për çdo fëmijë, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Kurti: Nderojmë diversitetin duke nderuar njerëzit me autizëm - KosovaPress

“Duhet të ketë trajtim dhe kujdes shtesë për fëmijët me autizëm. Për prindërit është sfidë përfshirja e nxënësve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji. Kjo sepse është i nevojshëm asistimi i rregullt në orarin mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve. Do të shtohen edhe nga 100 asistentë të tjerë çdo vit deri në fund të mandatit. Vetëm 7 për qind e fëmijëve nga moshat 0-7 vjeç janë të përfshirë në edukimim parashkollor. Prioriteti jonë do të jetë rritja e qasjes dhe edukimit cilësor për çdo fëmijë, si një e drejtë e garantuar nga Kushtetua dhe ligjet e vendit”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti në Ditën Botërore të Autizmit: Çdo vit do t'i shtojmë nga 100 asistentë për fëmijët autikë - Bota Sot

I pari i ekzekutivit paralajmëroi se shumë shpejt do të organizohet “Java e Diversitetit”, ku fëmijët autist do të tregojnë talentin e tyre në vizatim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika