ECPMF bën thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës

Zbatimi i detyrimeve ligjore nuk mund të përdoret si arsyetim për mbylljen e Klan Kosovës, ka deklaruar organizata ndërkombëtare për lirinë e shtypit

Klan Kosova

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e mediave kanë përsëritur thirrjen e tyre që certifikata e përditësuar e biznesit të Klan Kosovës të pranohet nga komisioni i ankesave.

European Centre for Press and Media Freedom” ka deklaruar se zbatimi i detyrimeve ligjore nuk mund të përdoret si arsyetim për mbylljen e mediumit në fjalë.

“Ne e njohim kërkesën që autoritetet e Kosovës të zbatojnë detyrimet ligjore në lidhje me regjistrimin e biznesit, kjo nuk mund të përdoret për të justifikuar mbylljen e një prej transmetuesve më të mëdhenj kombëtarë privatë në vend – një hap jashtëzakonisht serioz që duhet të ndërmerret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në përputhje të plotë. me shtetin e së drejtës.”, thuhet në reagim.

Tutje, ECPMF bën të ditur se së bashku me AGK-në janë në dijeni të mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm nga ana e Klan Kosovës.

“Që atëherë, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) vërejmë se Klan Kosova ka mbledhur dokumentacionin e nevojshëm dhe ka dërguar një certifikatë të përditësuar të biznesit të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Më 29 qershor, media e apeloi vendimin e pezullimit pranë Komisionit të Ministrisë për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve. Ky komision, përbërja e të cilit do të vendoset nga vetë Ministria, ka afat deri më 14 korrik 2023 për të marrë vendim për ankesën”, thuhet në njoftim.

ECPMF i ka bërë thirrje Ministres së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari që e njëjta të sigurojë që komisioni i ri të përbëhet nga individë të pavarur dhe të merret një vendim në kohë dhe plotësisht transparent lidhur me çështjen.

“Përpara këtij procesi, i bëjmë thirrje Ministres së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të sigurojë që komisioni i ri të përbëhet nga individë të pavarur, me përvojë dhe profesionistë dhe të merret një vendim në kohë dhe plotësisht transparent”, thuhet në njoftim.

Televizioni Klan Kosova, ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Me të synohet të anulohet vendimi i datës 21 qershor për suspendimin e certifikatës së vet mediumit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika