Edhe 14 ditë për presidentin, Ramabaja: Nuk është për ngut

Teksa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, skena politike vazhdon të mos japë sinjale për një marrëveshje të mundshme mes partive.

Megjithatë, analisti politik Sadri Ramabaja vlerëson se kjo situatë nuk duhet parë si urgjente.

Sipas tij, nëse do të ekzistonte gatishmëri politike, çështja e presidentit mund të zgjidhej shumë shpejt.

“Nuk është për ngut sepse po të kishte vullnet politik sidomos nga PDK dhe LDK çështja e presidentit mund të zgjidhej për tri ditë. Pse? Edhe PDK edhe LDK duhet ta kenë parasysh që presidenti, kur qytetarët mbi 51 për qind e votojnë një forcë politike tjetër, nuk u takon as atyre. Por, mund të bëjnë kushtëzime të fuqishme politike dhe të arsyeshme madje. Në rast se do të kishin vullnetin politike dhe të propozonin individ jopartiak”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika