Edhe 25% e zyrtarëve policorë tërhiqen nga komunat veriore

50 % e pjesëtarëve të policisë së kosovës të vendosur në dhe përreth objekteve komunale, janë larguar deri tani nga atje. Çereku i dytë, u larguan gjatë së premtes, derisa situata vlerësohet e qetë e pa incidente serioze, për më shumë se 1 muaj. Kryeministri Albin Kurti njoftoi që kjo po bëhet në kuadër të Marrëveshjes së Bratisllavës, që përfshinte tërheqjen graduale e Policisë së Kosovës, por nuk do të ketë largim të plotë nga veriu

Komuna e Zubin Potokut

Zyrtarët policor që po qëndrojnë për të siguruar komunat në veri të Kosovës dita-ditës po zvogëlohen në numër.

Fillimisht më 13 korrik u vendos tërheqja e Njësive Speciale Intervenuese e këtë të premte  edhe 25% të tjerë zyrtarë të Policisë së Kosovës morën rrugën jashtë këtyre komunave.

Pas më shumë se dy muaj angazhim i përditshëm i efektivëve policor aty, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri me dije që kjo lëvizje e Qeverisë është në kuadër të marrëveshjës së Bratillsavës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

“Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, ka thënë Kurti.

Megjithëse përmendi se nuk ka pasur incidente serioze për më shumë se 1 muaj e gjysmë në veri, Kurti shkroi se mbesin vigjilent për ri-eskalimin potencial, që sipas tij mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror që burojnë nga Serbia.

Situatën si të qetë e vlerësojnë edhe Policia, derisa ritheksojnë se tërheqja e plotë nga veriu nuk është në plan.

“Njëherë për njëherë ne jemi në tërë territorin e Kosovës, nuk kemi ndonjë plan për tërheqje nga veriu në përgjithësi. Mund të konsideroj se mund të jetë një vlerësim i situatës së sigurisë në formë të përgjithshme ashtu siç është paraparë me marrëveshje politike, në mënyrë që ne të vendosim se sa policë do të jenë nëpër ndërtesat e komunave, mirëpo nuk ka ndonjë plan që policët të tërhiqen në pjesën tjetër të veriut të Kosovës”, ka thënë zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.

Pavarësisht që mirëpritet koordinimi i Qeverisë me akterët ndëkombëtar, njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha nuk hezitoi të përmend pasojat që shkaktoi situata 2 mujore në veri të Kosovës duke parashikuar edhe zgjedhjet në muajt ne vazhdim.

“Është një vendim i drejtë dhe racional por fatkeqësisht e ka marr kostën e vet që është vendosja e disa masave nga Bashkimi Evropian dhe kujtoj që Qeveria e Kosovës e ka pa alarmin që i kanoset me ndërmmarjen e hapave të njëanshëm dhe fatmirësisht tashmë po shihet që ka koordinim dhe marrëveshja e Bratisllavës ka filluar të implementohet edhe pika e dytë e saj e që po besoj që presioni do të kaloj në anën e serbëve dhe shumë shpejt gjatë muajit shtator ose tetor do të ketë organizim të zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Angazhimi i Policisë së Kosovës në afërsi të komunave veriore ka filluar në fund të muajit maj kur komuniteti serb në veri kundërshoi me forma të ashpra hyrjen e kryetarëve të zgjedhur nëpër komunat veriore në zgjedhjet e 23 prillit.

Deri te reduktimi i pjesëtarëve të Policisë të vendosur në dhe përreth objekteve komunale, erdhi pas një takimi të drejtuesve të Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX-it, që mbahet në kuadër të vlerësimit së situatës së përgjithme të sigurisë, që edhe i paraprijnë vendimeve për tërheqjen eventuale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika