Edhe BE-ja shprehet e “zhgënjyer” për aksionin në veri: Qeveria e Kosovës po na shpërfill

Ilustrim

Pas ShBA-së, Francës, Gjermanisë e Britanisë edhe BE-ja është shprehur e shqetësuar për aksionin e djeshëm të policisë në veri ku u mbyllën pesë komuna paralele.

Në reagimin e BE-së thuhet se ky operacion i policisë “i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren” duke theksuar se ky aksion mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

BE-ja thotë se ky veprim “nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

BE-ja tutje thotë se Kosova “është zotuar për depërshkallëzim pasi nuk “i ka dëgjuar këshillat tona”.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të shqetësuara për për këtë aksion duke thënë se veprimi “nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

Ky aksion nga ambasada amerikane në Kosovë po konsiderohet si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e që vazhdojnë të kenë ndikim direkt dhe negativ në komunitetin serb dhe komunitetet tjera minoritare në Kosovë”.

ShBA-ja për aksionin në veri: Vazhdimësi e veprimeve të pakoordinuara

Këtë qëndrim të ShBA-së e mbështetën edhe Franca e Gjermania e Britania.

Pas Gjermanisë dhe Francës edhe Britania kritikon Kosovën për aksionin në veri

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

 

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika