Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë – Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq – iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, janë tre të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, nga i cili sulm mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.

Rastin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.

Sipas përgjigjes së Gjykatës, masa e paraburgimit të njëjtëve do t’u vazhdohet deri në muajin qershor të vitit 2024.

Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë gjenden në masën e paraburgimit që nga 26 shtatori 2023.

Përndryshe, në Banjskë të Zveçanit, në orët e para të 24 shtatorit të vitit të kaluar ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa ishin plagosur dy zyrtarë të tjerë policorë.

Ndërkohë, tre terroristë kishin mbetur të vrarë nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika