Edhe Franca paralajmëron shtetasit e saj për 16 shtator: Tregoni vigjilencë, shmangni udhëtimet

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë të tregojnë vigjilencë të mërkurën, më 16 shtator, kur në Hagë do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme franceze thuhet se për këtë ditë janë paralajmëruar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00.

Në prag të shpalljes së aktgjykimit, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të mërkurën të shmangin lëvizjet pranë vendeve ku mund të zhvillohen demonstrata.

Gjithashtu, ambasada ka njoftuar personelin e saj që të mërkurën të mos i dërgojë fëmijët në shkollë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika