Edhe Hamza refuzon ftesën e Kurtit për takim: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim, duke ritheksuar se do të vazhdojë të mbetet në opozitë.

Në letrën e dërguar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtuar Kurtit, ai e falënderon për ftesën, por konfirmon se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar.

“Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në letrën e Hamzës.

Ai gjithashtu thekson se përgjegjësia për krijimin e institucioneve të reja i takon partive që kanë dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

“Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, shkruan Hamza.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika