Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka bërë të ditur se në takim ka çmuar rolin e Sorensenit dhe BE-së për Kosovën, njofton Dukagjini.
“Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.