Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar Besian Mustafa duke thënë se ftesa e Presidentes është pranuar dhe se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të përgjigjet pozitivisht.

“Po, e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takim,” ka thënë Mustafa.