“Edhe luftërat kanë rregulla”, kryeministri kanadez i thotë Izraelit
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i ka bërë thirrje Izraelit për hapjen e një korridori humanitar në Gaza. Ai ka thënë se nevojitej ndihmë urgjente për të trajtuar një situatë gjithnjë e më të rëndë në enklavën e rrethuar prej 2.3 milionë banorësh. Kanadaja mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por “madje edhe […]
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i ka bërë thirrje Izraelit për hapjen e një korridori humanitar në Gaza.
Ai ka thënë se nevojitej ndihmë urgjente për të trajtuar një situatë gjithnjë e më të rëndë në enklavën e rrethuar prej 2.3 milionë banorësh.
Kanadaja mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por “madje edhe luftërat kanë rregulla”, shtoi ai.
“Terrorizmi është gjithmonë i pambrojtur dhe asgjë nuk mund të justifikojë aktet e terrorit të Hamasit… Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe as aspiratat e tij legjitime,” ka thënë ai në parlamentin e kanadez.
Pesë kanadezë u vranë në sulmin e Hamasit në Izrael, ndërsa tre janë ende të zhdukur, raporton BBC-ja, përcjell Dukagjini.















