Edhe në Skenderaj mbahet marsh solidarizues për rastin e vajzës 11- vjeçare

Në përkrahje të marrshit në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave është organizuar një marsh edhe në qytetin e Skenderajt

Pamje nga protesta në Skenderaj

Të mërkurën e 31 gushtit përveç në Prishtinë dhe në Skenderaj është protestuar kundër dhunës seksuale ndaj gjinisë femërore në Kosovë e në veçanti për rastin e fundit në Prishtinë, ku një vajzë e 11 vjeçare ishte përdhunuar nga 5 persona.

Moto e kësaj proteste ishte “Protesta mbrojtëse për vajzat dhe gratë”, “Mos shfajësoni fajtorët, fol, bërtit mos heshtë”, thuhet ndër të tjera në postimin e shpërndarë nga Komuna e Skenderajt.

“Këtij marshi iu kanë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, duke u solidarizuar me viktimën 11 vjeçare”.

Pamje nga protesta në Skenderaj

Në këtë protestë të organizuar nga OJQ “Drugëza” në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt, i pranishme ishte edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura,

Ai i është bashkuar marshit në ecjen nga sheshi “Adem Jashari” përgjatë rrugëve; “18 Qershori”, “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe “Ahmet Delia”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika