Edhe një gazetare ukrainase vjen në Kosovë

Kolegëve ukrainas u është bashkuar gazetarja Liudmyla Lukianchenko

Programit “Journalists in Residence – Kosovo” i është bashkuar gazetarja nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

Kështu ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në një komunikatë për media, ku thuhet se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Journalists in Residence – Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Ndërkaq, më 18 prill, Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që kishte arritur në Kosovë, në kuadër të programit “Journalist in Residence in Kosovo”.

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që 20 gazetarë nga Ukraina mund të vijnë e të strehohen në Kosovë.

Ajo në një konferencë për media, të organizuar nga AGK-ja, ishte shprehur se i ka bërë përshtypje mikpritja e popullit kosovar.

Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Makey ishte pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika