Edhe një i burgosur arratiset, iku derisa po merrte trajtim në QKUK

Një i akuzuar fajde i është shtuar listës së të arratisurve nga mbikëqyrja e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Dy zyrtarë janë pezulluar nga puna, derisa L.XH ishte duke u trajtuar në QKUK dhe iku nga aty. Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin

Me këtë veturë dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues, e sollën L.XH, nga burgu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të marr trajtim shëndetësor.

Por, gjatë kohës sa po merrte trajtim, ai arriti të arratisej nga hapësirat e QKUK-së.

“Listës së të arratisurve nga burgu i është shtuar edhe një person tjetër. I akuzuari për veprën penal fajde, është larguar mëngjesin e sotëm nga Reparti i Hematologjisë ku ishte duke u trajtuar, derisa nga SHSKUK-ja nuk kanë treguar për trajtimin që ka qenë duke marr.”

Detaje se si ndodhi rasti nuk dhanë as nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët njoftuan se dy zyrtarë tashmë janë pezulluar nga puna.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njejti ishte i akuzuar  për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar.”

Dukagjini ka pyetur SHKK-në dhe Ministrinë e Drejtësisë, se në cilin burg ishte duke qëndruar dhe nëse i njëjti ishte arratisur edhe më herët, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Javë më parë brenda pak ditësh nga burgu i Smrekonicës u arratis për të nëntën herë, Faton Hajrizi, i dënuar për një sërë veprash të rënda penale, e nga burgu i Dubravës arriti të arratisej edhe Ujkan Metaj.

Që nga viti 2007, nga burgjet e Kosovës janë arratisur 56 të burgosur kurse të tjerë në forma të ndryshme i kanë ikur drejtësisë, siç është Enver Sekiraqa, i cili pasi iu ndërrua masa e sigurisë në paraburgim, u arratis dhe më nuk dihet për të tash e afër 3 muaj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika