Edhe një kosovar i arrestuar nga Serbia, avokati bënë thirrje që rastet të mos mbahen fshehtë

Avdi Memçaj u arrestua nga autoritetet serbe pas një postimi në rrjetet sociale dhe po mbahet në Burgun Qendror të Beogradit nga data 20 maj. Avokati Arianit Koci, bën thirrje që raste të tilla të bëhen publike dhe të raportohen menjëherë, duke paralajmëruar se kontrollet e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, përfshirë telefonat personal, janë shtuar kohëve të fundit.

Mjaftoi një shkrim kundër Serbisë në rrjete sociale, që Avdi Memçaj të përfundonte në burgun qendror të Beogradit.

Më 20 maj, ai u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për nxitje të urrejtes përmes mediave sociale.

Por për javë të tëra, rasti nuk u bë publik nga familjarët, pasi sipas tyre, frika nga ekspozimi mediatik mund të sillte presion shtesë dhe pasoja për anëtarët e tjerë të familjes.

Tashmë mbrojtjen e tij e ka marrë avokati Arianit Koci, i cili vlerëson se publikimi i rasteve si ky, është mënyra më e duhur për t’u përballur me situata të ngjashme.

“Ai që ka problem duhet patjetër me bë publike, me më informu mua apo edhe organet shtetërore të Kosovës, në mënyrë që ne me pas pasqyrën e saktë, por edhe në mënyrë dhe kohë të duhur me i ndërmarrë veprimet juridike”, ka theksuar Arianit Koci, avokat i Avdi Memçajt.

Koci paralajmëron se autoritetet serbe kanë intensifikuar kontrollet, duke përfshirë edhe verfikimin e përmbajtjes në telefonat personal të qytetarëve.

“Në telefona po i kontrollojnë a mos ka ndonjë foto të UÇK-së, apo diçka tjetër që ka të bëjë me UÇK-në. Në disa raste po i zgjedhin si po munden. Unë dyshoj se ka më shumë raste se ne vërtetë e kuptojmë. Prandaj mendoj se vetë shteti i Kosovës me e marrë me shumë seriozitet këtë çështje, tash kam nevojë edhe për mbështetje institucionale”, ka theksuar Koci.

Arianit Koci thotë se kohët e fundit është vërejtur një shtim i aktivitetit të policisë serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë transit nëpër territorin e shtetit serb.

Të premtën në pikën kufitare të Mutivodës, policia serbe e arrestoi kosovarin Osman Selmanin, nën akuzat se ka kryer krime në Prishtinë në qershorin e vitit 1999.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika