Edhe pak hapa deri në realizimin e liberalizimit në 2024

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i Parlamentit Evropian, ka votuar pro marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare është mesazh pozitiv për Kosovën dhe të njëjtit janë optimist që liberalizimi do të ndodhë në 2024-ën

Pasi që ditën e enjte Kosova e morri një dritë të gjelbër nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave mesa duket për tu realizuar ky qëllim nuk kanë mbetur edhe shumë hapa.

Pas këtij votimi, marrëveshja e njëjtë duhet të votohet edhe në një prej seancave të ardhshme të Parlamentit Evropian, institucion që në vazhdimësi ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas profesorit universitar, Afrim Hoti, Kosova është në hapat e fundit për liberalizimit të vizave.

Afrim Hoti, profesor universitar ka thënë se  “vendimi apo hapi i radhës në këtë drejtim do të jetë votimi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian i cili sipas gjitha gjasave do të ndodhë në pjesën e dyte të 2023-tës, nëse shkohet sipas agjendës së përcaktuar dhe me hyrjen e sistemin ETIAS në fuqi, jo më vonë se në 1 janar të 2024-tës do të hyjë në fuqi dhe fillon zbatimi praktik i tij”.

E sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari”, në këtë fazë që ka arritur Kosova është e vështirë të dal diçka negative rrugës.

Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se “Marrë parasysh fazën që ka kaluar procesi është pak e vështirë që të dal ndonjë befasi e të bllokohet procesi dhe në këtë drejtim procesi po shkon në mënyre pozitive dhe hap pas hapi mund të jemi optimist që deri në fund të vitit të tejkalohen këto sfida”.

Pro tekstit të harmonizuar ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së BE-së të enjten votuan 48 anëtarë të komitetit, 7 votuan kundër ndërsa 3 të tjerë kanë abstenuar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF...

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me...

Të fundit nga rubrika