“Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush s’u dënua”- Haradinaj përkujton masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrat në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka përkujtuar masakrat e Poplekut dhe Çikatovës së Vjetër.

“Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ndër të tjera, theksoi se “edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia!”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika