Dështon edhe raundi i 2-të për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Në Shqipëri, që një kohë nuk po arrihet të gjendet konsensusi për zgjedhjen e president të vendit. Ka dështuar dhe raundi i dytë

Në Shqipëri është duke u biseduar se kush do të jetë presidenti i ri vendit, por opozita dhe pozita nuk kanë arritur ta gjejnë një emër të përshtatshëm për të dyja palët.

Të dielën e 22 majit nuk është dorëzuar as një emër për president nga asnjëra palë. Afati kishte qenë deri në ora 16:00 për ta dorëzuar një emër për të parin e vendit.

Ndërsa të hënën e 23 majit, do të mbahet formalisht seanca plenare në orën 18:00, e cila do të ketë të njëjtin fat si ajo e kaluara, e cila dështoi pa asnjë kandidaturë.

Palët, në mesin e javës së kaluar ishin dakorduar që t’i lënë opozitës të drejtën për të propozuar e para kandidatin. Por, marrëveshja nuk shkoi si duhet, pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, akuzoi socialistët për prishje të saj.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë.

Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave

Ndërsa, më 16 maj  kishte dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, pasi nuk kishte pasur asnjë kandidatë zyrtar nga grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, të cilat nuk e kishin dorëzuar kandidatura.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika