Edhe serbët e veriut janë për hapjen e Urës së Ibrit

Përpos vendimit që e ndërmorën në maj të 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës nuk mund të bëjë diçka tjetër përpos që të pres hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e vetura. Ky është qëndrimi që kanë udhëheqësit dhe disa nga anëtarët e asamblesë komunale. Kur do të ndodhë hapja e urës nuk dihet, por sipas gazetarit serb Branislav Kërsiq ajo duhet të ndodhë menjëherë, sepse pro kësaj janë edhe qytetarët madje edhe nga komuniteti serb

Në shekullin 21 në kontinentin e Evropës ekziston një urë që nuk i bashkon njerëzit, por që simbolikisht i ndanë në dysh.

Përpos rrjedhës së lumit Ibër, për gati 20 vjet kjo urë ka qenë simbol i pengimit të qarkullimit nga të dyja anët e Mitrovicës.

Për ta hapur këtë urë janë bërë qindra përpjekje madje edhe me protesta të dhunshme, por pa sukses.

Në prill të 2023-s, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Veriore kishte marrë vendim për hapjen e urës por pa u bërë ende realitet.

Tek kjo çështje vëmendja u rikthye pas një deklarate nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili deklaroi se hapja e urës është çështje kohe dhe mund të ndodhë shumë shpejt.

Për temën u fol edhe në mbledhjen që u mbajt të premten në Kuvendin Komunal.

Vëmendja e mediave ishte e madhe, por përpos në nivel të diskutimeve në seancë nuk doli diçka tjetër.

“Po ne e kemi kryer obligimin e kemi sjellë vendimin edhe Policia e Kosovës ka dalur me një deklaratë edhe ka qenë interesimi shumë i madh nga mediat edhe kam kërku prej delegatëve dikush të prezanton për vendimin që e kemi pru. Edhe unë e kam përkrahur vendimin…”, ka deklaruar Nexhat Ugljanin, Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriore.

Ugljanin thotë se adresa për përgjigjen se kur hapet ura, është Ministra e Brendshme dhe ajo e Pushtetit Lokal.

Megjithatë çështja e urës ndër vite është lidhur me situatën politike e që gazetar nga komuniteti serb mendojnë se tashmë ka ardhur koha që të hiqet pengesa e betonit.

“Do të thotë ne jemi tash mua më duket është momenti kryesor që këtë simbol të trazirave, simbolin e konflikteve duhet me e rrëzu. Që do të thotë: pyetjet: sot, menjëherë?. Jo sot, dje. menjëherë duhet me e qel urën, sepse në qoftë se e kemi një barrierë më pak edhe brenda trunit tonë e kuptojmë më shpejt se së bashku jemi kosovarët.”, ka deklaruar Branislav Kërstiq, gazetar.

Kërstiq thotë se kundër hapjes së urës janë vetëm radikalët, ndërsa për qytetarët e zakonshëm beson se mbi 50% e tyre janë për hapjen e urës. Gazetari serb beson se hapja e urës është çështje javësh, dhe nuk duhet të diskutohet në dialog, por pa e anashkaluar qëndrimin e faktorit ndërkombëtar.

Përpos diskutimet për urën e Ibrit vëmendjen e mori edhe një vendim i Ugljaninit i cili kërkoi që mediat të largohen nga seanca që vazhdoi gjithë ditën.

Para mediave ai u arsyetua se në seancë kishte një ndërhyrje desktruktive nga një anëtar i një partie lokale dhe në mënyrë që të mos acarohet situata më shumë me prani të mediave, i largoi ato nga salla.

Përjashtimin e mediave nga kjo seancë e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët përmes një reagimi kanë kërkuar transparencë dhe reflektim nga Kryesuesi dhe kryetari, Erden Atiq.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika